Site icon Telegrafi

Atletico Madrid tentoi ta sigurojë Sarrin nëse Simeone nuk do të vazhdonte

Atletico Madridi ka tentuar ta sigurojë trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin, nëse Diego Simeone nuk do ta vazhdonte kontratën me klubin. 

Sipas gazetarit Ivan Zazzaroni të Radio Marte, Colchoneros kanë kontaktuar trajnerin Sarri.

Stili i tij i futbollit ka bërë që trajner të ketë fansa jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë, ndërsa kulmi ishte futbolli që e zhvilloi me një skuadër të madhe si Napoli.

Atletico e ka parë Sarrin si zëvendësues potencial të Simeones deh besonte që me të loja e skuadrës do të ishte përsëri në nivel.

Megjithatë, gjithçka dështoi kur Simeone vendosi ta vazhdojë kontratën. /Telegrafi/  

Exit mobile version