Telegrafi

Atletico Madrid – Real Madrid, formacionet zyrtare të derbi të madh lokal spanjoll

Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Dy skuadrat nga kryeqyteti i Spanjës, Atletico dhe Reali do të ndeshen sot (e shtunë) mes vete në derbin e madh lokal, por edhe të javës së 12-të të La Ligas.

Ekipi i Diego Simeones janë nikoqir të këtij derbi, i cili vjen në një kohë kur dy skuadrat po përjetojnë formë të luhatshme.

Sikurse Reali, ashtu edhe Atletico kanë nga 23 pikë dhe renditen në pozitën tre dhe katër, dhe kështu do duan të fitojnë këtë derbi që t’i shmangen njëra tjetrës.

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë në këtë derbi me formacionet më të mira të mundshme.

Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Godin, Savic, Lucas; Koke. Thomas, Gabi, Saul; Correa, Griezmann.  

Real Madrid: Casilla; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Benzema Ronaldo. 

/Telegrafi/