Telegrafi

Atletico Madrid kontakton me Spallettin

Pozita e trajnerit aktual Abel Resino është duke u lëkundur pas fillimit të dobët si në kampionatin spanjoll ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku së fundi u mposht nga Chelsea me rezultat të thellë prej 4-0.

Sipas sportives spanjolle Marca, presidenti i Atletico, Enrique Cerezo, tashmë ka rënë në kontakt me Spalletin për t’i propozuar të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Cerezo është kthyer kah italiani pasi u refuzua nga Michael Laudrup. Në opsion është edhe ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, i cili javën e kaluar refuzoi ofertën nga Notts County./Telegrafi/