Telegrafi

Atletico Madrid konfirmon transferimin e mbrojtësit Robin Le Normand

Atletico Madridi ka kompletuar një transferim të rëndësishëm pasi ata kanë konfirmuar blerjen e Robin Le Normand që shkëlqeu tek Real Sociedadi.

Dy klubet kishin qenë në bisedime për disa javë me radhë, teksa Le Normand po luante një rol kyç për Spanjën drejt fitimit të Kampionatit Evropian 2024.

Të dyja klubet dhuruan një përditësim përmes rrjeteve sociale me Atletico Madridin që citoi se lëvizja do të kompletohet përfundimisht në ditët e ardhshme.

Le Normand ka fituar reputacion si njëri prej mbrojtësve më të mirë në La Liga dhe do të jetë padyshim një ndihmesë e madhe për Diego Simeonen.

Sipas një raportimi paraprak nga Diario AS, Le Normand do t’i kushtojë Atleticos rreth 30 milionë euro plus 5 milionë shtesa, teksa 27-vjeçari largohet nga shteti bask.

Le Normand do të nënshkruaj një kontratë afatgjate në Madrid, por klubi do ta përfshijë atë në turin parasezonal në Azi, sapo të rikthehet nga pushimet pas Euro 2024./Telegrafi/