Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë një nga emrat e pëlqyer nga top skuadrat evropiane.
Sulmuesi italian ende nuk ka vazhduar kontratën me Romën, kontratë e cila i skadon në verën e vitit 2024.
Juventus, Chelsea, PSG e Tottenham Hotspur provuan transferimin e tij në verën e vitit 2022, por Roma i rezistoi ofertave të tyre për ta mbajtur në radhët e veta sulmuesin italian.
Por në rast se nuk arrihet marrëveshja për vazhdimin e kontratës, atëherë Roma do ta shes yllin italian në verë.
Dy skuadrat evropiane, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid janë duke e monitoruar situatën e italianit deri në verë, ku pritet të dalin me ofertë zyrtare.
Drejtuesit e Romës janë duke tentuar ta bindin Zaniolon për një kontratë të re, por në rast se nuk arrihet një gjë e tillë atëherë do ta shesin atë për një shumë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/