Atletico Madridi ka marr një rezultat të mirë nga ndeshja e parë kundër Arsenalit, duke barazuar 1-1.
Edhe pse spanjollët kishin pa nga kjo lojë dhe luajtën gjatë me një lojtarë më pak, arritën të barazojnë në fund me golin e Antoine Griezmann.
Lacazette ishte ai që e kishte shënuar golin e parë në ndeshje.
Mungesa e Sime Vrsaljkos, do ta detyrojë Simeonen ta vë në krahun e djathtë njërin mes Savic dhe Gimenez.
Në sulm pritet të luajë dyshja Griezmann dhe Costa.
Në anën tjetër të besuarit e Wenger do të tentojnë të fitojnë me Lacazetten në krye të sulmit.
Ai do të mbështet nga Ozil dhe Mkhitarian.
Pritet që nga minuta e parë të luajnë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. /Telegrafi/
Atletico Madrid: Oblak; Lucas, Godin, Savic, Gimenez; Koke, Saul, Gabi, Correa; Griezmann, Costa.
Arsenal: Ospina; Monreal, Koscielny, Mustafi, Bellerin; Xhaka, Wilshere, Ramsey; Ozil, Lacazette, Mkhitaryan.