Real Madridi ka arritur të fitojë në udhëtim te rivali i urryer, Atletico Madridi, me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
Mbretërit kanë arritur edhe fitoren e pestë me radhë në kampionatin spanjoll dhe janë ngritur në pozitën e dytë pas fitores ndaj Atleticos.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antoine Griezmann (25′) për vendasit, ndërsa për Realin shënuan Casemiro (16′), Sergio Ramos (42′) dhe Gareth Bale (74′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori brazilian Casemiro, i cili u vlerësua me notë 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Thomas Partey që u notua me 5.1.
Atletico:
Real Madrid:
/Telegrafi/