Telegrafi

Atletico Madrid 1-2 Athletic Bilbao, notat e lojtarëve: Alvarez e Garcia më të mirët në fushë

Athletic Bilbao ka fituar gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid 2-1.

Përkundër që madrilenët ishin në epërsi 1-0, Bilbao riktheu gjithçka falë golave nga Alvarez dhe Williams.

Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku baskët triumfuan me meritë dhe në finale do të takohen me Real Madridin.

Pikërisht mbrojtësi Yeray Alvarez që shënoi golin e parë është shpallur lojtari i ndeshjes me notën 7,8.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Dani Garcia si dhe kapiteni Iker Muniain.

Nota më e ulët në ndeshje shkoi për mbrojtësin e Bilbaos Mikel Baleziaga, derisa me notë të ulët u vlerësua edhe portieri Unai Simon. /Telegrafi/