Telegrafi

Atletico luan për tri pikë të plota ndaj Gironas – formacionet zyrtare

Atletico Madridi është mysafir i Gironas në Estadi Montilivi për ndeshjen e javës së 25-të në La Liga.

Los Rojiblancos pozicionohen në vend të tretë në renditjen tabelare me 45 pikë, aq sa ka edhe Real Sociedadi një pozitë më poshtë, ndërsa vendi i pestë (Real Betis) ka vetëm tri pikë më pak.

Girona është në pozitën e 12-të, mirëpo diferenca me zonën e rrezikut është vetëm katër pikë.

Trajnerët Michel dhe Diego Simeone kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Gironas: Gazzaniga; Arnau Martinez, Bueno, David Lopez, Miguel Gutierrez; Oriol Romeu; Tsygankov, Borja Garcia, Aleix Garcia, Riquelme; Taty Castellanos.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Molina, Marcos Llorente, Koke, Lemar, Carrasco; Griezmann, Depay.


/Telegrafi/