Trajneri i cili ia solli Real Madridit La Deciman, Carlo Ancelotti, thotë se Atletico Madridi është kundërshtari më i keq i mundur për ish-ekipin e tij.
Ancelotti arriti që të mposhtë vetëm pas vazhdimeve Atleticon e Simeones para dy vitesh në finalen e Ligës së Kampionëve dhe sipas Carlitos lehtë nuk do të jetë as tash.
“Do të jetë një ndeshje intense shumë e luftuar. Atletico Madridi është kundërshtari më i keq i mundur për Realin. Atletico ka nevojë për një gjysëm gabimi dhe ju vret”.
“Jo vetëm për arsye se kanë eliminuar Barcelonën dhe Bayern Munichun, por për shkak se përballjet mes dy ekipeve në sezonet e fundit kanë qenë problematike për Los Blancos”.
“Nuk është larg koha kur Atletico mposhti Realin në Santiago Bernabeu. Reali duhet t’i përgjigjet presionit të lartë të Atleticos dhe të përmirësojë pasimin në mesfushë”, u shpreh Ancelotti. /Telegrafi/