Site icon Telegrafi

Atletico ka marrëveshje verbale me Lacazetten

Getty Images

Atletico Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e Alexandre Lacazette – njoftojnë mediat spanjolle.

Radiostacioni COPE ka bërë të ditur se shefi ekzekutiv i klubit spanjoll, Miguel Angel Gil, është takuar me sulmuesin e Lyonit dhe agjentin e tij në Madrid, dhe kanë arritur marrëveshje verbale për transferimin e francezit.

Sipas njoftimeve, Lacazette e ka pëlqyer planin për stadiumin e ri të klubit, ndërsa në vendimin e tij thuhet të ketë ndikuar edhe Antoine Griezmann.

Megjithatë, transferimi i 25-vjeçarit do të varet edhe nga shfuqizimi i ndalesës për transferim që e ka Atletico në dy afatet e ardhshme kalimtare. Klubi spanjoll ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv që do të marrë vendim më 24 prill.

Lexo po ashtu Arsenal dhe United ofrojnë miliona euro për Lacazetten

Ndryshe, Arsenali dështoi ta transferonte Lacazetten në verën e kaluar përkundër ofertës prej 29.4 milionë funtesh. Arsene Wenger ka vazhduar të jetë i interesuar për lojtarin dhe pritet të bëjë sërish ofertë gjatë verës që vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version