Drejtori i Atletico Madridit, Clemente Villaverde ka insistuar se klubi ishte i kënaqur që shorti ka nxjerrë përballjen ndaj Real Madridit.
Diego Simeone dhe ekipi i tij kanë humbur gjithmonë ndaj Real Madridit, sidomos në përballje në Ligën e Kampionëve, por Villaverde beson se ekipi i tij ka mentalitetin për të shkuar tutje.
“A ka negativitet pas shortit? Jo”.
“Tifozët tanë dhe lojtarët e dinë se si të shkohet tutje pasi humbëm dy finale ndaj tyre”.
“Ata e dinë se çka do të thotë të arrish finalen dhe impenjimi që nevojitet për të arritur atje. Tash ata kanë mentalitetin e duhur”.
“Ne ndihemi të kënaqur që jemi në gjysmëfinale për herë të tretë në katër vitet e fundit. Ne jemi krenarë”.
“A kemi përparësinë në ndeshjen kthyese? Kurrë nuk i dihet. Natyrisht, dy ndeshjet do të jenë ndryshe. Ne jemi të kënaqur ku kemi arritur në fund të këtij sezoni”, u shpreh Villaverde. /Telegrafi/