Atletico Madridi ka fituar ndaj Bayern Munichut me rezultat 1-0.
Ishte një ndeshje e mirë, por në fund fitoi skuadra e merituar.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga Yannick Carrasco në minutën e 35-të pas një asistimi nga Antonio Griezmann.
Sfida tjetër e këtij grupi mes PSV dhe Rostov përfundoi me rezultat 2-2.
Pas dy ndeshjeve Atletico prin në Grupin D me gjashtë pikë, në vendin e dytë janë bavarezët me tri pikë, kurse pozita e tretë mbahet nga PSV me një pikë, aq sa ka Rostov në fund. /Telegrafi/