Telegrafi

Atletico fiton garën për Moussa Dembelen, zyrtarizimi çështje ditësh

Atletico Madrid ka fituar garën me skuadrat tjera evropiane për sulmuesin Moussa Dembele.

Sulmuesi francez ka pasur një rënie të formës këtë edicion, por Diego Simeone beson në aftësitë e tij dhe ka kërkuar afrimin te Atletico si zëvendësues i Diego Costës së larguar.

Dembele ka luajtur 18 ndeshje me Lyonin, por jo të gjitha si titullar ku ka shënuar vetëm një gol.

Përkundër formës jo të mirë, francezi ka qenë në listën e Juventusit, Arsenalit, Manchester Unitedit e Atletico Madridit.

Por duket se garën për të e ka fituar gjiganti spanjoll, pasi tanimë ka bërë një ofertë zyrtare.

L’Equipe ka raportuar se Los Colchoneros kanë bërë një ofertë zyrtare te Lyoni duke kërkuar huazimin e tij me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Lyoni është pajtuar me këtë ofertë edhe pse shuma e blerjes pas gjashtë muajsh nuk është bërë e ditur.

Gjithnjë sipas mediumit francez, dy klubet janë marrë vesh dhe zyrtarizimi i Dembeles si lojtar i Atleticos është vetëm çështje ditësh. /Telegrafi/