Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër dy skuadrat luajtën baras 1-1 dhe ky rezultat garantonte një ndeshje shumë të luftuar edhe në Madrid.
Kështu edhe ndodhi pas nga fillimi i ndeshjes vendasit u hodhën në sulm duke kërkuar golin e epërsisë.
Antoine Griezmann ishte i pari që tentoi në minutën e parë por pa sukses.
Mysafirët u kundërpërgjigjën me tentimin e francezit Lacazatte por edhe ky nuk e arriti cakun.
Ishte minuta e gjashtë e ndeshjes kur Diego Costa pas një solo aksioni në fund nuk arriti të shënoi golin e epërsisë.
Dy minuta më vonë, Arsenali mbeti pa mbrojtësin e tyre Laurent Koscienly i cili u lëndua rëndë dhe u detyrua të largohet nga fusha.
Mbrojtësi francez pas këtij lëndimi pritet të mungojë edhe në Kampionatin botëror.
Atletico vazhdoi të dominonte në pjesën e parë dhe kishin raste tjera të mira me Koken dhe Diego Costan.
Ndërkohë goli i shumëpritur erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë.
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann asistoi bukur për Diego Costan i cili shënoi lehtësisht nga afërsia për 1-0.
Në fillim të pjesës së dytë Arsenali pati mundësi për ta barazuar rezultatin por Aaron Ramsey nuk arriti të shënoj gol.
Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka në minutën e 63-të provoi goditjen e tij por Jan Oblak bëri një ndërhyrje fantastike duke ia mohuar golin.
Nëntë minuta më vonë, Henrikh Mkhitaryan i mysafirëve tentoi por që goditja e tij shkoi disa centimetra mbi portë.
Deri në fund Topçinjtë tentuan të shënonin golin e barazimit për t’i siguruar vazhdimet por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Kësisoj Atletico pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, arrin të shkoj në finale të Ligës së Evropës.
Për skuadrën madrilene, finalja e këtij vitit do të jetë e treta në histori të klubit, pasi në vitet 2010 dhe 2012 kishin triumfuar në këtë garë.
Ndërkohë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger dështoi të fitojë një trofe të rëndësishëm evropiane me klubin e tij nga i cili do të largohet në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4LuCrbe9iPQ