Babai i Romelu Lukakut ka zbuluar se Atletico Madridi po e kërkon djalin e tij.
Lukaku po shijon sezonin më të mirë në karrierë të tij me 25 gola në 36 ndeshje me Evertonin, përderisa Atletico pritet që të përforcojë sulmin dhe të investojë në këtë repart.
“Ai është gati për një ekip të madh. Shoh interesim nga Atletico, Bayerni, Juventusi, Chelsea dhe Unitedi, por mendoj se ai duhet që të zgjedhë Bayernin ose Unitedin”.
“United është ekip në rindëretim, teksa Bayerni është makineri, që ai mund të adaptohet. Por, kërksa jonë e vetme është largimi i Leëandoëskit. Unë e di se agjenti i tij Mino Raiola e dëshiron në Itali, por shpresoj që të shkojë te Bayerni apo Unitedi”, deklaroi babai i Lukakut. /Telegrafi/