Site icon Telegrafi

Atletico e bllokon largimin e De Paul në janar, por në verë janë të hapur për shitjen e tij

Rodrigo de Paul do të vazhdoj të qëndroj te Atletico Madrid, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Kampioni i botës me Argjentinën nuk ka pasur raporte të mira me trajnerin Diego Simeone, por klubi ka vendosur ta mbajë atë në radhët e veta deri në verë.

Përkundër interesimit nga skuadrat italiane si Juventus, Roma e Milan, De Paul nuk do të lëvizë gjatë janarit.

Los Colchoneros duan që De Paul të vazhdoj formën e shkëlqyer që pati në ‘Katar 2022’ dhe çmimi i tij të rritet përsëri.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje me madrilenët ku ka realizuar dy gola e ka bërë dy asistime.

Drejtuesit e Atletico Madrid synojnë që në verë ta shesin argjentinasin dhe nga largimi i tij të fitojnë rreth 50 milionë euro.

E ardhmja e mesfushorit pritet të jetë sërish në kampionatin italian Serie A ku kishte shkëlqyer me Udinesen, teksa përpos tre skuadrave të lartpërmendura garës mund t’i bashkohet edhe Interi në rast të largimit të ndonjërit nga mesfushorët aktual. /Telegrafi/

Exit mobile version