Telegrafi

Atletico duhet ta ndryshojë rrugëtimin në sfidën ndaj Club Brugge – formacionet zyrtare

Në Wanda Metropolitano zhvillohet ndeshja e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Club Brugge.

Los Rojiblancos kanë vetëm tri pikë nga tri ndeshjet e para, ku kanë regjistruar vetëm një fitore dhe tri humbje.

Ekipi belg është lider i Grupit B me nëntë pikë, pasi ka arritur t’i fitojë të tria sfidat e para dhe është në rrugë të mirë për kualifikim.

Trajnerët Diego Simeone dhe Carl Hoefkens do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë takim.


Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Molina, Savic, Gimenez, Reinildo; Lemar, Saul, Koke, Kondogbia; Griezmann, Correa.

Formacioni startues i Club Brugge: Mignolet; Odoi, Mechele, Sylla, Nielsen; Skov Olsen, Vanaken, Onyedika, Buchanan; Sowah, Jutgla.


/Telegrafi/