Celmente Valverde thotë se Atletico Madridi duhet që të bëjë gjënë që di më së miri në çerekfinalet ndaj Barcelonës.
Një përsëritje e duelit të vitit 2014 do të ndodhë dhe drejtori i Atleticos ka pranuar se ekipi i tij nuk ka pasur fat me shortin.
“Fati ka vendosur që Barcën ta kemi kundërshtare dhe ne e pranojmë”.
“Duhet të luftoni kundër Barcës. Sfida është 50-50 sepse kemi treguar se sa të fortë jemi në La Liga”.
“Ne duhet të bëjmë atë që dimë më së miri. Ne i kemi kundërshtarët tejet të fortë, por duhet të bëjmë atë që ne dimë më së miri”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/