Telegrafi

Atletico dhe Lyon arrijnë lehtas në fazën e grupeve

Spanjollët mposhtën grekët me rezultat 2-0, shpresat e të cilëve u fundosën që nga minuta e katërt kur Vyntra shënoi autogol. Goli i dytë për spanjollët erdhi shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes nga Sergio Aguero.

Lyoni shënoi edhe një fitore bindëse në udhëtim te Anderlecht, të cilin e mposhti me rezultat 3-1. Të tri golat për francezët i shënoi Lisandro Lopez që në pjesën e parë të ndeshjes (26’, 32’ dhe 41’), ndërsa për belgët shënoi Suarez në fillim të pjesës së dytë nga penaltia (51’).

Në fazën e grupeve do të kualifikohet edhe ekipi Debrecen, që shënoi fitore 2-0 ndaj Levski Sofia, si dhe Makabi Haifa që mposhti me rezultat 3-0 ekipin e Salzburg.

Edhe Zyrich do të jetë në fazën e grupeve pasi mposhti ekipin e Ventspils.