Telegrafi

Atletico dëshiron Gagon dhe Higuain

Sipas Marca, drejtuesit e Atletico Madrid, tashmë kanë rënë në konakt me Real Madridin dhe kanë bërë pyetje për dy lojtarët e ekipit.

Besohet se Fernando Gago është prioritet i Atletico Madrid, pasi ekipi ka probleme në radhët e lojtarëve defansiv të mesfushës.

Pas ardhjes së Xabi Alonsos në Real dhe konkurrencës së madhe për vend në mesfushë, është e mundur që Gago të largohet nga Santiago Bernabeu dhe të kalojë në Vicente Calderon.

Atletico ka bërë pyetje edhe për sulmuesin Gonzalo Higuain, por argjentinasi do të transferohej te rivali i qytetit vetëm nëse Kun Aguero ose Diego Forlan largohen nga ekipi.