Telegrafi

Atletico bindës në triumfin ndaj Getafes

(Foto: Screenshot/Twitter/PD Deportes)

Atletico Madridi ka regjistruar fitore bindëse (3-0) përballë Getafes në ndeshjen e javës së parë në La Liga që u zhvillua në Coliseum Alfonso Perez.

Një gol u realizua në fraksionin e parë të lojës, kur Alvaro Morata mori një asistim të shkurtër nga Joao Felix para zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (15’).

Kombinim i njëjtë edhe në gjysmën e dytë të lojës dhe sulmuesi spanjoll e dyfishoi epërsinë kësaj radhe nga brenda zonës (59’).

(Foto: Screenshot/Twitter/Atletico de Madrid)

Me një goditje të bukur, Antoine Griezmann e vulosi fitoren (75’), ndërsa sërish asistues ishte Joao Felix.

Në këtë mënyrë, Atletico Madridi e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri në La Liga me tri pikë të reja, derisa Getafe rezultatet pozitive do t’i kërkojë në ndeshjet në vijim.  /Telegrafi/