Atletico Madridi ka regjistruar fitore bindëse (3-0) përballë Getafes në ndeshjen e javës së parë në La Liga që u zhvillua në Coliseum Alfonso Perez.
Një gol u realizua në fraksionin e parë të lojës, kur Alvaro Morata mori një asistim të shkurtër nga Joao Felix para zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (15’).
Kombinim i njëjtë edhe në gjysmën e dytë të lojës dhe sulmuesi spanjoll e dyfishoi epërsinë kësaj radhe nga brenda zonës (59’).
Me një goditje të bukur, Antoine Griezmann e vulosi fitoren (75’), ndërsa sërish asistues ishte Joao Felix.
Në këtë mënyrë, Atletico Madridi e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri në La Liga me tri pikë të reja, derisa Getafe rezultatet pozitive do t’i kërkojë në ndeshjet në vijim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C3TN-nkT7PQ
https://www.youtube.com/watch?v=DBDf_n3zwCY
https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1559255663653531649