Telegrafi

Atletico bën ofertë zyrtare prej 50 milionë eurove për Kimpemben

Presnel Kimpembe pritet të largohet nga Paris Saint Germain pas shtatë viteve qëndrim në Parc de Princes.

Në fakt qendërmbrojtësi francez ka dal nga akademia e klubit parisien dhe nuk ka luajtur kurrë për ndonjë skuadër tjetër.

PSG pritet të kompletoj transferimin e Milan Skriniar dhe hapësirat për francezin në formacionin titullar pritet të jenë shumë të vogla.

Kësisoj Kimpebe po mendon largimi nga klubi dhe tanimë ka shumë klube që janë vënë pas tij.

Atletico Madrid i ka dorëzuar PSG-së një ofertë zyrtare prej 50 milionë euro për transferimin e francezit në Wanda Metropolitano.

PSG është e kënaqur me këtë ofertë, por tani po pret përgjigjen e futbollistit.

Në garë për Kimpemben janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/