Telegrafi

Atletico bën ofertë zyrtare për Boubaar Kamara

Boubacar Kamara vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Olympique Marseille dhe ka vendosur të largohet nga Stade Veledrome.

Juventus, Roma, Manchester United, Barcelona e Bayern Munich janë skuadrat që kanë shprehur interesim për francezin.

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe Atletico Madrid që tanimë ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Marseilles për t’i marrë shërbimet e francezit.

Los Colchoneros kanë ofruar pesë milionë euro për transferimin e Kamaras, ofertë që është hedhur poshtë nga Marseille.

Gjiganti francez i ka bërë të qartë madrilenëve dhe gjitha skuadrave të interesuara, se Kamara në janar mund të largohet vetëm nëse paguhet shuma prej 10 milionë eurove. /Telegrafi/