Boubacar Kamara vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Olympique Marseille dhe ka vendosur të largohet nga Stade Veledrome.
Juventus, Roma, Manchester United, Barcelona e Bayern Munich janë skuadrat që kanë shprehur interesim për francezin.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe Atletico Madrid që tanimë ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Marseilles për t’i marrë shërbimet e francezit.
Los Colchoneros kanë ofruar pesë milionë euro për transferimin e Kamaras, ofertë që është hedhur poshtë nga Marseille.
Gjiganti francez i ka bërë të qartë madrilenëve dhe gjitha skuadrave të interesuara, se Kamara në janar mund të largohet vetëm nëse paguhet shuma prej 10 milionë eurove. /Telegrafi/