Telegrafi

Atletico afër transferimit të Gameiros, ofron para dhe Vietton

Sulmuesi Kevin Gameiro është gjithnjë e më pranë finalistit të Ligës së Kampionëve, Atleticos së Madridit.

Bisedimet mes Sevillas, klubit që zotëron kartonin e lojtarit dhe drejtuesve të Los Colchoneros janë në një stad të avancuar dhe mundësitë janë të mëdha që Gamiero të transferohet në Vicente Calderon gjatë kësaj vere.

Në fillim, Sevilla kishte kërkuar që skuadrat e interesuara për sulmuesin francez të paguanin klauzolën e largimit të futbollistit që kap shifrën e 40 milionë eurove.

Lexo po ashtu Godin tregon synimet e Atleticos

Por, së fundmi klubi andaluzian ka ulur disi pretendimet ekonomike dhe 29-vjeçari mund të kalojë te skuadra e Diego Simeones për 30 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Gjithsesi jo vetëm kaq pasi në marrëveshjen që do të dërgojë Gameiron te Atletico, do të përfshihet edhe sulmuesi që ishte i kërkuar nga Barcelona, Luciano Vietto. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet