Telegrafi

Atletico afër nënshkrimit të dyfishtë

Atletico Madrid është afër të përfundoj me sukses transferimin e Nolitos dhe Vrsaljkos.

Nuk është vetëm Edinson Cavani në radarin e drejtuesve të skuadrës nga Vincente Calderon.

Sipas prestigjiozes spanjolle AS, Atletico Madrid është shumë afër të transferojë sulmuesin e Celta Vigos, Nolito dhe mbrojtësin e Sassuolos, Sime Vrsaljko.

Finalistët e Ligës së Kampionëve janë duke u përpjekur për të bindur trajnerin e tyre, Diego Simeone, për të qëndruar ende në krye të skuadrës duke ia plotësuar dëshirën e tij për të paguar klauzolën e lirimit prej 18 milionë eurove për sulmuesin spanjoll.

Ndërkohë, edhe mbrojtësi i Sassuolos është rrugës për në kryeqytetin spanjoll, me shifrën prej 15 milionë eurove me një kontratë katërvjeçare. /Telegrafi/