Telegrafi

Atletico afër fitores me dhjetë lojtarë, një 18 vjeçar e shpëton Realin nga humbja

Real Madrid dhe Atletico Madrid barazuan me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte pa raste edhe pse të dy skuadrat u munduan të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Moment vendimtar në ndeshje u mendua të ishte ai, kur Angel Correa u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 64-të.

Por me një lojtar më pak Atletico arriti të shënojë në minutën e 78-të, kur Jose Maria Gimenez shënoi me kokë për 1-0.

Real Madridi u lëshua në sulm për të barazuar dhe këtë ja arriti fal një 18 vjeçari, Alvaro Rodriguez që përfitoi nga asistimi i Toni Kroos për të shënuar për 1-1.

Pas këtij barazimi, Real Madridi ka 51 pikë, ndërsa Atletico 42./Telegrafi/