Telegrafi

Atleti shqiptar edhe një sukses midis Beogradit

Tjetër sukses për Izmir Smajlajn.

Atleti shkodran sot u kualifikua në finalen e kërcimit së gjati në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd.

23-vjeçari siguroi biletën për në garën e medaljeve pasi kërceu 7.98 metra në kualifikuese, i njëjti rezultat me të cilin gjashtë ditë më parë u shpall kampion i Ballkanit po në kryeqytetin serb.

Ky është edhe një rekord kombëtar. Smajlaj do të synojë medalje edhe në finalen e Europianit që do të mbahet të shtunën me fillim nga ora 19:30.