Bllokimi i coronavirusit mund të ketë frustruar disa britanikë, mirëpo, atleti John Griffin vendosi të shpenzojë energjinë e tij në aspektin pozitiv – duke vrapuar shkallëve të shtëpisë së tij, po aq sa të do ngjitej në lartësinë e Malit Everest.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atij iu deshën katër ditë të ngjitej me 41,000 hapa në shtëpinë e tij trekatëshe në West Sussex, ekuivalent me 8,850 metra, që është maja më e lartë malore në botë.
Iniciativa e tij ka mbledhur deri tani 3,500 funta për “Trussel Trust”, një bamirësi që mbështet më shumë se 1,200 banka ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë këtij “udhëtimi” familja e tij, përfshirë qenin Houndslow, ishin duke e pritur në tarracën e çatisë kur po ngjiste shkallët për herë të fundit.
“Ishte vërtet një arritje”, tha 53-vjeçari.
“Fatkeqësisht për shkak të distancës sociale, ata ishin të njerëzit e vetëm që më prisnin aty”, shtoi ai. /Telegrafi/