Telegrafi

Atleti 21-vjeçar e ka vënë në pozicion të vështirë Usain Bolt (Video)

Ndërkohë që atletika botërore përgatitet të gjejë pasardhësin e Usain Bolt, që në gusht të këtij viti do t’i japë lamtumirën garave, një rezultat surprizë vjen nga Amerika.

Atleti 21-vjeçar amerikan Christian Coleman, nga Universiteti i Tennessee, ka befasuar të gjithë sot me kohën e dhënë në kampionatin mes universiteteve. Në garën e 100 metrave, ai dha kohën 9”82 (era ishte +1.3 në favor), duke hyrë në “top 10” kohët më të shpejta të historisë së kësaj gare.

Jo vetëm kaq, por ai bëhet atleti më i ri që e arrin këtë kohë. Kjo kohë u arrit në gjysmëfinalet e Universiadës, duke befasuar të gjithë të pranishmit.

Christian Coleman befasoi edhe një muaj më parë në garën e 200 metrave, duke dhënë kohën 19”85 në një turne kualifikues të zhvilluar në Eugene të Amerikës, çka tregon se ai premton shumë për të ardhmen. E megjithatë, Coleman vjet nuk arriti të kualifikohet për në Olimpiadën e Rios, pasi u rendit i gjashti në kampionatin amerikan. këtë vit ai fitoi garat e kampionatit amerikan në sallat e mbyllura.

Christian Coleman befasoi edhe një muaj më parë në garën e 200 metrave, duke dhënë kohën 19”85 në një turne kualifikues të zhvilluar në Eugene të Amerikës.