Telegrafi

Atletet më të rrezikshme se taket

Shkencëtarët thonë se vrapimi me atlete krijon presion më të madh në nyje, sesa vrapimi me take të larta.

Autorët e studimit po ashtu shtojnë se, edhe pse atletet i mbrojnë këmbët, në rastet e goditjes në toke, forca përcillet në nyja, gjunjë dhe ijë, që më vonë mund të shkaktojë probleme të shumta.

Në studim kanë marrë pjesë 68 vrapues, të cilët nuk kanë pasur histori të lëndimeve të mëparshme.

Pas disa kërkimeve, rezultatet kanë treguar se mbathja e atleteve shton për 54% presionin në ije, ndërsa shtypja në gjunjë rritet për 36%. /Telegrafi/