Site icon Telegrafi

Atletet me ngjyra – trendi i ri

Me xhinse apo pantallona atletet me ngjyra kombinohen lehtë dhe të japin pamje të bukur.

Stili sportiv është shumë i rëndësishëm në modë, e dizajnerët i kanë kushtuar rëndësi të madhe që në koleksionet e tyre të ketë edhe modele shumë të bukura..

Në pranverë-verë 2013, do të gjeni atlete për të gjitha shijet, që nga ato retro deri tek modelet e guximshme dhe të pazakonta. Edhe kombinimi i dy apo më tepër ngjyrave do të vazhdojë të mbetet në trend. Koleksioni i ri përfshin dhe atletet me imprinte lulesh, kafshësh dhe grafike. Do të gjejmë dhe dekorime nga më të ndryshmet, si dhe dekorime të pazakonshme. /Telegrafi/
 

Exit mobile version