Marka luksoze, Dolce&Gabanna, i ka prezantuar atletet e reja që u ngjajnë qeseve për mbeturina.
Ato kushtojnë 1.295 dollarë (1.190 euro) dhe dizajnerët i përshkruajnë si “një shkrirje e stilit të patëmetë dhe multiversit”.
Siç pritej, shumë shpejt pasuan reagimet negative në rrjetet sociale:
“Me blerjen e këtyre atleteve përfitoni edhe dy çanta”.
“Ndoshta dizajnerët mendojnë se ato janë ideale për njerëzit që nuk duan të ecin me taka të larta”.
Brendi ka bashkëpunuar prej kohësh me shumë personazhe të famshëm, duke përfshirë edhe familjen Kardashian. Dolce&Gabanna synon gjithmonë një dizajn të pazakontë, i cili nuk është domosdoshmërisht komod.
Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar u publikua një video gazmore e Kim Kardashian në të cilën ajo tentonte të ngjitej shkallëve me një fustan tepër të ngushtë të kësaj marke. /Telegrafi/