Zgjidhni tuajat!
Duket se atletet e bardha ishin më të pëlqyerat sezonin e kaluar, por ka ardhur koha që dy nuancat e tjera t’i rrëzojnë nga froni i modës!
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që t’i harroni atletet e bardha, por nëse vendosni të blini atlete të reja këtë sezon, tendencat janë në favor të dy ngjyrave të tjera, të cilat gjithashtu mund t’i përshtatni lehtësisht me stile të ndryshme…
Pranvera e këtij viti na sjell dy hitet e mëposhtme të modës, transmeton Telegrafi.
Atlete gri
Pavarësisht nëse mbathni diçka monokromatike apo shumëngjyrëshe, atletet gri janë një aksesor i mrekullueshëm mode, japin një mospërfillje specifike dhe do të barten gjatë gjithë verës, jo vetëm në pranverë…
Ngjyra e dytë është për adhuruesit e nuancave pak më të theksuara dhe të ndezura!
Atlete jeshile
Jo vetëm që çantat jeshile do të jenë një hit i kryesor i pranverës, kjo ka të bëjë edhe me atletet. Natyrisht, atletet nuk duhet të jenë ekskluzivisht jeshile, por edhe në dy, tri ose katër nuanca, por është e dëshirueshme që jeshilja të jetë një prej tyre.
/Telegrafi/