Një lloj i atleteve, tanimë të njohura si Converse, së shpejti do të vijnë në treg në një edicion “futuristik”.
Siç është bërë e ditur, përcjell Telegrafi, edicioni i ri në raftet e dyqaneve do të gjendet në një numër të kufizuar dhe ata do të kenë aftësinë për të ndryshuar ngjyrën, kur ekspozohen ndaj diellit.
Këto atlete janë rezultat i bashkëpunimit në mes Converse dhe ChinatownMarket dhe kjo linjë e tyre pritet të quhet Chuck 70.
Sipas njoftimeve, ato kthehen në të bardha, në jeshile, rozë, portokalli, blu dhe purpur kur ekspozohen ndaj rrezeve të diellit. /Telegrafi/