Katër astronautët e ekuipazhit do të çojnë furnizime dhe pjesë këmbimi në stacionin ndërkombëtar të hapësirës si dhe do të bëjnë eksperimente shkencore gjatë 12-ditëve të qëndrimit atje.
Anijet për vajtje-ardhje në hapësirë kanë luajtur një rol kryesor në ndërtimin dhe funksionimin e stacionit orbital.
NASA po i jep fund programit të këtyre lloj anijeve për t’i përqendruar burimet në eksplorimin e hapësirës më të thellë. Agjencia po punon me disa kompani private amerikane për të krijuar mjete të reja fluturimi që do të zëvendësonin anijet e tipit Shuttle. Deri atëherë, dërgimi i astronautëve amerikanë në stacionin e hapësirës do të bëhet me anijet ruse Soyuz. /VOA/