Site icon Telegrafi

Atlantis, anija e fundit e drejt ISS

NASA thotë se ngarkesa e anijes Atlantis përfshin pajisje shkencore, pjesë këmbimi, veshje, furnizime ushqimore për një vit dhe një sistem që do t’i mundësojë NASA-s të rifurnizojë me karburant me anë të robotëve satelitët në orbit. Atlantis gjithashtu do të sjell në tokë eksperimentet e përfunduara shkencore, plehrat e stacionit të hapësirës dhe një modul për ftohjen e pompave që u prish vitin e kaluar.

Menaxheri i programit të NASA-s për fluturimet në hapësirë Majk Moses thotë se misioni i rifurnizimit është i rëndësishëm para përfundimit të programit të fluturimeve në hapësirë.
Për momentin, stacioni i hapësirës ka një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh me astronautë nga Japonia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Programit 30-vjeçar të anijeve hapsinore po i jepet fund në mënyrë që NASA të fokusohet në zhvillimin e brezit të ri të anijeve të hapësirës të cilat mund të shkojnë përtej orbitës së ulët të tokës, mundësisht deri te një asteroid ose në planetin e Marsit. /VOA/ 

Exit mobile version