Telegrafi

Atlanta e Houston arrijnë fitore të reja në NBA

Mbrëmë janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Houston Rockets ka shënuar edhe një fitore të radhës para fillimit të “playoff” në NBA.

‘Raketat’ kanë shënuar fitore si mysafirë në Staples Center kundër Los Angeles Clippers me rezultat 135:103.

Fitore ka arritur edhe skuadra e Atlanta Hawks, të cilën nuk do ta shohim edhe në fazën finale të këtij kampionati.

“Gjeraqinat” kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Philips Arena kundër Philadelphia 76ers me rezultat 130:122.

Ndryshe, faza e “playoff” këtë sezon në ligën amerikane të basketbollit do të startojë më 13 prill. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Atlanta 130:122 Philadelphia

Detorit 89:108 Indiana

Orlando 114:100 New York

Washington 114:115 Chicago

Brooklyn 105:115 Toronto

Miami 102:112 Boston

New Orleans 109:115 Charlotte

Dallas 108:110 Minnesota

Denver 113:85 San Antonio

Phoenix 97:118 Utah

Portland 116:89 Memphis