Telegrafi

ATK verifikon stoqet dhe mallrat pa prejardhje

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është, komunikimi me tatimpagues me qëllim të informimit me të drejtat dhe obligimet e tyre, verifikimi i stoqeve dhe mallit pa prejardhje, regjistrimi i stoqeve, trajtimi i bizneseve me gjendje kreditore të vazhdueshëm në TVSH, trajtimi i bizneseve që janë në humbje të vazhdueshme, dhe vizita te bizneset e Lojërave të Fatit.

Përveç këtyre aktiviteteve ATK-ja, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aktivitete të përbashkëta në disa pika të ndryshme në territorin e Kosovës, me qëllim të verifikimit të dokumentacionit mbi origjinën e mallit dhe destinacionin e tij.

“Si rezultat i këtyre aktiviteteve të përbashkëta me Policinë e Kosovës, janë ndaluar për verifikim, në rrugë 1329 mjete të ndryshme të transportit të mallrave, si dhe janë lëshuar 223 gjoba, për shkak të pa rregullsisë së dokumentacionit”, ka njoftuar zyra për informimin e ATK-së.

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të përcjelljes së mesazhit tek tatimpaguesit, se ATK-ja, do të kontrollon dokumentacionin mbi prejardhjen dhe destinacionin e mallit, brenda territorit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/