Site icon Telegrafi

ATK tregon deri ku ka shkuar procesi i rimbursimit të kuponëve fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për shkak të numrit të madh të dorëzimit të plikove me kuponë fiskal, për tre mujorin parë të vitit 2017, deri më tani i ka rimbursuar rreth 63 mijë qytetarë, deri sa është ën proces të rimbursimit edhe të qytetarëve të tjerë.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyçi, ka thënë për Telegrafin se janë në proces të rimburismit të qyrktarëve që i kanë dorëzuar plikot me kuponë fiskalë.

“Për tremujorin e parë të vitit 2017-TM1 2017, numri i qytetarëve të rimbursuar deri më tani është 62,883, ndërsa shuma e rimbursuar nga kuponët fiskal deri me tani është mbi 1.2 milionë euro”, tha ajo, shkruan Telegrafi.

Bytyqi ka treguar se ende nuk e kanë finalizuar formën e re të rimbursimit të kuponëve fiskale, por që sipas saj, deri në muajin korrik do të definohet gjithçka. /Telegrafi/

Exit mobile version