Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2018.
“Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,777”, ka njoftuar ATK-ja.
Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së.
Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 11 shkurt deri me datën 15 shkurt 2019, nga ora 8:00 – 16:00.
Lista e fituesve gjendet publike në web faqe te linku: http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponat-fiskal/
Verifikimin e gjendjes së plikos mund ta bëni te linku: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi.
/Telegrafi/