Telegrafi

ATK: Tatimet janë në shkallë të ulët

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti potencoi rendësin dhe rolin e lartë të kontabilisteve dhe udhëheqësve financiar në ndihmën e tyre që i japin Biznesit dhe ATK-së, për Zbatimin e Legjislacionit Tatimorë.
Ai ka thënë: “shprehim konsideratën tonë të lartë për rolin tuaj shumë të rëndësishëm që keni si për biznesin qe e përfaqësoni ashtu edhe për Administratën Tatimore”, dhe gjithashtu ai kërkoi nga ta që të jenë pjesë e luftës së përbashkët në luftimin e dukurisë së ekonomisë informale, si dhe luftimin e dukurive të këqija të mundshme brenda ATK-së, në relacion me tatimpaguesin, duke ju thënë: “kërkoj bashkëpunimin tuaj në luftën kundër dukurive negative brenda dhe jashtë ATK-së”.
Haliti, kërkoi nga të gjithë tatimpaguesit që ti kryejnë detyrimet e tyre tatimore në baza vullnetare, duke respektuar Legjislacionin Tatimorë, sepse ajo është në të mirën e tyre dhe të gjithë shoqërisë Kosovare.

Në seminar morën pjesë rreth 300 pjesëmarrës, përfshirë Biznesmen dhe përfaqësues të bizneseve si Kontabilist apo Auditor të ndryshëm.