Telegrafi

ATK shtyn afatin për ndërrimin e certifikatave të TVSH-së

Tash me vendimin e ri të ATK-së afatin për lëshim të certifikatave të reja për regjistrim në TVSH, është deri më 31 dhjetor të këtij viti. “Shtyrja e afatit vjen si rezultat i përkushtimit për zbatim transparent dhe efektiv të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjit, si dhe inkurajim për përmbushjen vullnetare”, thuhet në njoftimin për media në të cilin theksohet se pas datës 31 dhjetor, certifikatat e vjetra do të konsiderohen, jo të vlefshme.

Këto ndryshime vijnë si rezultat i implementimit të Ligjit 03/L-146 për TVSH, i cili kërkon të aplikohen dy lloje të certifikatave: “Certifikata për regjistrim në TVSH” dhe “Certifikata për Import dhe Eksport”, e cila nënkupton se pas datës së lartpërmendur, për të kryer Importe apo Eksporte, Doganat e Kosovës do të pranojnë vetëm certifikatat e reja. /Telegrafi/