Në mungesë të hapësirave të veta, Institucionet Publike në Kosova shpenzojnë miliona euro për të paguar qira.
Administrata Tatimore e Kosovës, shpenzon mbi gjysmë milion euro, vetëm për qira, për akomoduar punonjësit e kësaj administrate.
242 punëtorë të ATK-së shfrytezojnë më pak se 8,000 metra katror hapësirë, me qira vjetore 543,696 euro.
Në një përgjigje të dhënë nga Administrata Tatimore e Kosovës, bëhet me dije se kjo administratë, vetëm për një muaj shpenzon 45,308 euro, ndërsa në shumë vjetore 543,696 Euro.
ATK ka dërguar një tabelë ku tregohen shpenzimet për qira që kjo administratë ka. Në tabelë janë prezantuar objektet me të dhëna numerike për metër katror, numri i stafit të akomoduar, si dhe kosto mujore e qirasë, duke prezantuar shifrat për vitin 2019 dhe 2020.
Sipas zëdhënëses së Administratës Tatimore të Kosovës, ATK shpenzon mbi gjysmë milion euro, vetëm për qira. Ndërkohë deri sa ky objekt të përfundoj, shtetit do t’i duhet të paguaj miliona euro privatëve vetëm për qira./Gazetblic/.