Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), sot do të mbaj një seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, me qëllim që të informohen për deklarimin vjetor dhe pasqyrat financiare, mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit (sipas udhëzimit të ri Administrativ nr. 06/2016), si dhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik – EDI.
Pjesë e këtij seminari do të jetë Ministri i Financave, Avdullah Hoti, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri.
Seminari do të mbahet nga ora 10:00, në Hotel Grand-Prishtinë. /Telegrafi/