Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) sot janë bashkuar 20 inspektor tatimor, të cilët sot kanë zyrtarizuar pozitën e tyre duke nënshkruar kontratat e punës.
Me këtë rast drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, uroj mirëseardhje për inspektorët e rinj, duke kërkuar nga ta që të japin kontributin e tyre në realizimin e misionit të agjencisë.
“Procesi i rekrutimit ka qenë një proces i drejt dhe transparent, ku përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të kritereve të parashtruara me konkurs”, potencoi Murtezaj.
Vlen të theksohet se ATK në vazhdimësi ka pasur një numër jo të mjaftueshme të inspektorëve tatimor për të mbuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara. /Telegrafi/