Site icon Telegrafi

ATK, realizoi seminar dy ditor për OJQ

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në bashkëpunim me Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka organizuar Seminar dy ditor për Organizatat JoQeveritare me temën: Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Më konkretisht në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale.

Tatimi në Qira.

TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së.

Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro.

Tatimi në Korporata – Deklarimi Vjetor CD.

Deklarimi përmes Sistemit Elektronik – EDI.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD, Deklarimin përmes Sistemit Elektronik – EDI, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit. /Telegrafi/

Exit mobile version