Me qëllim të informimit të opinionit publik dhe të sigurimit të një transparence maksimale ndaj tatimpaguesve, Administrata Tatimore e Kosovës, organizon konferencë për media.
Qëllimi i kësaj konference është “Raportimi i të hyrave për periudhën janar-prill 2016”, si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe.
Në konferencë do të marrin pjesë Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri. /Telegrafi/